

Moskë, 18 gusht 2013, NOA – Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, është bërë edhe atleti më i suksesshëm në historinë e kampionateve botërore. Ai udhëhoqi sot ekipin e vendit të tij drejt fitores në stafetën 4×100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Moskë.
Kjo është medalja e tetë të artë në kampionatet botërore dhe së bashku me dy medalje të argjendta, është bërë atleti më i suksesshëm në histori.
Numër të njëjtë të medaljeve të arta ka fituar edhe treshja amerikane, Carl Leëis, Michael Johnston dhe Allyson Felix, por atleti nga Xhamajka është i pari për shkak se i ka të fituara edhe dy medalje të argjendta, në vitin 2007.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





