Transmetuar më 18-08-2013, 16:59

Zelanda e Re, 18 gusht 2013, NOA – Zelanda e Re është vendi i parë në rajonin e Paqësorit në Azi, që po legalizon martesat e personave me gjini të njëjtë.

Nesër, Zelanda e Re bëhet vendi i 14 në botë që e mbështetë barazinë martesore. Afro 30 çifteve lokale u janë garantuar liçencat e martesës, në përgatitje për ceremoninë e kurorëzimit ditën e hënë.

Afro 100 çifte nga Australia fqinje kanë shprehur dëshirë për të udhëtuar në Zelandën e Re për martesë, megjithqë martesa nuk konsiderohet legale në vendin e tyre. Interes kanë shprehur edhe çifte nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Singapori.

Katolikët romanë në Zelandën e Re i kanë kundërshtuar martesën e personave me gjini të njëjtë, derisa komuniteti protestant është i ndarë. Kisha Anglikane ka kërkuar që priftërinjtë e saj, të mos bëjnë martesa të njerëzve me gjini të njejtë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit