Transmetuar më 18-08-2013, 16:46

Revista Billboard, e cila bën renditjen e këngëve më të pëlqyera në bazë të shitjeve në SHBA, ka renditur këtë javë këngët më të pëlqyera të muzikës pop.  Në vendin e pestë, këtë javë një kengë e re: “Holy Grail" nga Jay Z dhe Justin Timberlake..

Në vendin e katërt janë Daft Punk dhe Pharrell (fa-RELL) Williams me “Get Lucky.” Dueti francez anuloi së shkuari në një emision televiziv të famshëm amerikan javën e kaluar.

Kënga “Radioactive” e grupit Imagine Dragons është shumë e suksesshme, por të paktën një autor pyet veten nëse kjo është kënga me tekstin më të keq. Detajet vijnë pas saj.

Grupi Imagine Dragons ngjitet një vend, në atë të tretin, me “Radioactive,” me të cilën ata kanë fituar dy çmime platini.

Miley Cyrus i rikthehet vendit të dytë me “We Can’t Stop.” Më parë, në vitin 2009, ajo zuri po vendin e dytë me “Party in the USA.”  Miley e ka titulluar albumin e saj të katërt Bangerz, dhe  thotë se në të përfshihen bashkëpunime më muzikantë të tjerë të famshëm si Future, Pharrell Williams, Big Sean, dhe Ludacris.

Në vend të parë është këngëtari  Robin Thicke më këngën “Blurred Lines,” e cila vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes prej disa javësh.

1.“Blurred Lines” Robin Thicke Featuring T.I. + Pharrell

2. “We Can’t Stop” Miley Cyrus

3. “Radioactive” Imagine Dragons

4. “Get Lucky” Daft Punk Featuring Pharrell Williams

5. “Holy Grail” Jay Z Featuring Justin Timberlake

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit