

Pasi humbi mundësinë për të blerë Etienne i cili firmosi për Tottenham, Diego Simeone i kërkon me çdo kusht klubit blerjen e një mesfushori me tipare sulmuese dhe Adem Ljajiç është i përzgjedhuri.
Por në mungesë të fondeve, klubi është i detyruar të gjejë zgjidhje të tjera dhe financimi mund të bëhet përmes “Doyen Group”.
Grupi investues nuk është hera e parë që financon një blerje pasi edhe me afrimin e Radamel Falcaos luajti një rol të rëndësishëm duke paguar një pjesë të operacionit.
Edhe me Ljajiç, ky grup do të paguajë 10 mln Euro dhe në shitjen e mëvonshme të lojtarit, do të marrë përqindjen nga operacioni i merkatos.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





