

Të blesh pajisje në on-line nuk është aq e thjeshtë sa duket. Një burrë në Ohaio të SHBA ka porositur një kasafortë në internet dhe brenda pak ditësh i ka ardhur në banesë një kasafortë siç e kishte kërkuar, vetëm se brenda ishte e mbushur me rreth 140 kg hashash.
Policia në Shelby County të Ohaios po heton kompaninë e transportit, Conway. Co, e cila kishte marrë porosinë për të transportuar te klientët rreth 25 kasaforta nga prodhuesit.
Policia tha se nuk ka arritur të kontaktojë shoferin e kamionit që ka sjellë ngarkesën në destinacion. “Kam 47 vite që punoj por kurrë se kam parë diçka të tillë”,- tha John L. Lenhart sherifi i Shelby County.
Kompania që bënteë transportin ishte me bazë në Meksikës dhe sipas policisë, prej kohësh hashashi ka udhëtuar në dogana me kasafortat dhe frigoriferët.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





