Transmetuar më 17-08-2013, 20:38

Angli, 17 gusht 2013, NOA- Policia në Britani ka rinisur verifikimin e fakteve për vdekjen e Lady Diana. Scotland Yard është duke ekzaminuar informacione të reja që kanë lidhje me aksidentin që solli vdekjen e princeshës së Anglisë dhe mikut të saj Dodi Al Fayed.

Sipas medieve britanike, po verifikohet nëse informacionet e reja janë të besueshme, por nuk janë dhënë detaje mbi natyrën e këtyre informacioneve.  Sipas “SkyNews”, informacionet e reja kanë ardhur nga Policia Ushtarake Mbretërore.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit