Transmetuar më 17-08-2013, 16:58

Zvicër, 17 gusht 2013, NOA- E keni pyetur veten se ku shkojnë mesazhet, fotot dhe videot që ne lëmë në Facebook? Drejtuesit e kompanisë kanë vendosur të tregojnë një pjesë të ambienteve ku ndodhen serverat qendror kryesorë të Facebook.

Serveri qendror mësohet se është vendosur kohët e fundit në Suedi. Nuk dihet pse është zgjedhur një shtet i tillë, por ligjet për mbrojtjen e të dhënave në këtë vend, duket se janë një arsye që kanë detyruar drejtuesit të marrin këtë vendim.

Veç masave të rrepta të sigurisë, godia që ndodhet në qytetin Lulea të Suedisë furnizohet e gjitha me energji eolike, të krijuar nga era. Ndërsa për ftohjen e serverëve janë krijuar disa impiante të posaçme të mos kenë nevojë për energjinë elektrike të krijuar nga gjeneratorët e zakonshëm me naftë.

Sipas drejtuesve, ndërtimi i godinës është bërë me materiale që nuk dëmtojnë ambientin dhe gjithë proceset brenda saj kanë si bazë qëllime ambientaliste.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit