

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale, për datën 17 gusht 2013, nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.
Dashi: Hëna dhe Afërdita në shenjën tuaj ju heqin dëshirën për tu marrë më shumë gjëra sot. Do të jeni pak i lodhur dhe konfuz për të ndërmarrë nisjen e disa gjërave që i keni lenë pezull.
Demi: Gjej mënyrën dhe fjalët e duhura për të bindur atë që jeton pranë teje se po përpiqeni që gjërat të shkojnë mirë. Yjet ju mbështesin dhe ju japin mundësi të kaloni një fundjave të bukur me familjen ose miqtë.
Binjakët: Jeni i përqendruar për realizimin e disa projekteve që i cilësoni të rëndësishme. Keni aftësi intelektuale dhe artistike, sot është koha për ti vënë në përdorim. Nëse jeni me pushime, këto cilësi do t’i përdornin për tu argëtuar.
Gaforrja: Emocionet do të jenë në nivelin më të lartë gjatë gjithë ditës së sotme. Megjithatë, në çështjet intime ndjeni tu rritet pasiguria dhe ndonjë herë do të pëlqeni të thoni; mjaft. Keni aftësinë për tu dhënë fund telasheve të tepërta.
Luani: Hëna ju mbështet në çështjet e shëndeti dhe në gjendjen e humorit tuaj. Kjo është stina juaj dhe duhet të mundoheni ta shijoni në maksimum. Parashikohet të bëni disa shpenzime për çështje që lidhen me pamjen estetike.
Virgjëresha: Hëna në shenjën tuaj ju këshillon që ta shijoni jetën dhe ti kushtoni më shumë rëndësi pamjes së jashtme. Marrëdhëniet me të tjerët janë të shkëlqyera. Miq të vjetër dhe të rinj do t’ju bëjnë të kaloni një ditë të bukur.
Peshorja: Kultivo vetëvlerësimin dhe do të jeni më të sigurt në cilësitë pozitive që keni. Yjet në shenjen tuaj ju këshillojnë që të veproni me siguri dhe qetësi për çështje që lidhet me punën. Do të dini gjithmonë të jeni në rregull me vetën dhe të tjerët.
Akrepi: Sot do të jeni në gjendje t’i kushtoheni udhëtimeve dhe zbulimit të vendeve të reja. Parashikohen takime me njerëz që jetojnë pranë jush, por që më parë nuk i kishit vënë re aq sa duhet. Udhëtimet e shkurtra premtojnë surpriza të këndshme.
Shigjetari: Falë mbështetjes së yjeve do të ndjeheni i kënaqur, i plotësuar dhe plot me energji, pavarësisht se do të jeni i ngarkuar me shumë punë. Parashikohen zhvillime interesante në fushën e financave. Mund të merrni pas një shumë parash që kini dhënë më parë.
Bricjapi: Një zënkë me partnerin mund të mos ketë efekt shumë negativ. Shumë tensione ndonjë herë shërbejnë dhe për të treguar dashurinë në çift. Keni një inteligjencë mjaft aktive, shfrytëzoheni për të bërë përshtypje të mirë te partneri dhe tek të tjerët.
Ujori: Do të jeni nën presion nga miqtë dhe të afërmit për të kaluar një provë personale. keni aftësi të mira praktike dhe do të dalloni se kush është mik i vërtetë dhe se kush ta ka punuar pas krahëve. Mundohuni të shmangni ankesat.
Peshqit: Natyra jote nuk u përket njerëzve besnik dhe racional. Ata që ju qëndrojnë pranë duhet të mësohen me idetë tuaja të reja dhe me dëshirën për të zbuluar gjithmonë risi në sjelljen e përditshme. Duhet të tregoheni pak më i gatshëm për të ndihmuar personat e tjerë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





