Transmetuar më 17-08-2013, 10:51

Shqipëria, vendi që “Lonely Planet” e renditi në top 10 e vendeve për tu vizituar. Por ndryshe nga vite më parë kur deti kalohej nga skafistë shqiptarë dhe emigrantë, tashmë përtej Adriatikut ndodhet parajsa surprizuese.

Sajti italian “Repubblica.it” i dedikon një artikull të veçantë bregdetit shqiptar dhe veçanërisht Durrësit shoqëruar me fotografi, ku thuhet se është koha për të hapur zemrën dhe mendjen për një eksperiencë udhëtimi të paharrueshëm mes detit, malit, historisë, natyrës, ushqimit dhe kulturës. Çadra shumëngjyrëshe me plazhe ranore dhe shkëmbore.

Ndodhemi në Durrës 40 kilometër larg Tiranës në Shqipëri. Vendi ballkanik, i cili e kaloi periudhën e vështirë, u zbulua edhe nga italianët. Mund të arrihet me traget nga Bari, Brindisi, Ancona dhe Trieste, për në Durrës dhe Vlorë, por edhe nëpërmjet avionit.

Mjafton të niseni vendi ka shumë për të ofruar. Theksohet se nga italianët në Durrës mund të përjetohen kënaqësi të shumta, si të hahet peshk i freskët, i cili sipas autorit të shkrimit thuhet se kushton më pak se një picë, ndërsa shtohet se këngëtarja italiane Laura Pausini është shumë më e dashur se Lady Gaga… por mund të dëgjosh edhe entuziazmin e tifozëve shqiptarë për fitoren e Inter në Champions, pasi thuajse të gjithë flasin pak italisht, të përshëndesin dhe të buzëqeshin. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit