Transmetuar më 16-08-2013, 20:01

Pogradec, 16 gusht 2013, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, në fshatin Ceravë ku rrufeja ka goditur dy persona.

Mësohet se si pasojë e shkreptimës njëri nga të dëmtuarit ka gjetur vdekjen, dhe konkretisht bëhet fjalë për 23 vjeçarin Denis Alinji.

Siç raporton Noa.al, personi tjetër i plagosur me dëmtime të shumta, është 53 vjeçari Ramadan Lushka, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Alinji dhe Lushka të afërm me njëri tjetrin kanë qenë bashkë pyll në momentin që i ka goditur rrufeja, ndërsa po mblidhnin disa bimë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit