









Bulqizë, 16 gusht 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë prag mbrëmjen e sotme, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën pranë qafës së Buallit.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al thuhet se si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, duke u transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit.
Mësohet se viktima e aksidentit është Gani Keta shef i kuadrit të zyrës arsimore, i cili ndodhej në drejtimin e njërës prej makinave të aksidentuara, të cilat i shikoni në fotografitë bashkëmgjitur.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa paraprakisht thuhet se shpejtësia e madhe e mjeteve ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





