Transmetuar më 16-08-2013, 17:27

Së paku 30 të vdekur është bilanci i përleshjeve të ditës së sotme në sheshin Ramses në qendër të Kajros në Egjipt, në radhët e mbështetësve të presidentit të larguar Mohamed Morsi.

Të dhënat janë ende paraprake, ndërsa kufomat janë çuar në një xhami pranë kryeqytetit.

Përveçse në kryeqytet, përleshjet vazhdojnë edhe në qytete të tjera veriore, ku flitet për rreth 15 viktima.

Qendra mjekësore pranë sheshit Ramses la lëshuar alarmin SOS, duke thënë se ambientet janë plotë dhe nevojiten ndihmë mjekësore dhe ekip i përforcuar.

Nga ana e Vëllazërisë Myslimane thuhet se në total janë mbi 4000 viktima, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen mbi 700 të tillë.

Konfliktet politike në Egjipt kanë shpërthyer furishëm në përplasje të përgjakshme pak ditë më parë mes forcave të policisë dhe mbështetësve të ish presidentit Mohamed Morsi. /a.y/noa.al/

Bilanc i rëndë viktimash në Egjipt, pamjet e kaosit FOTOT

Forumi Mysliman i Shqipërisë reagon mbi masakrën në Egjipt

Berisha reagon për ngjarjet në Egjipt: Në Kajro u instalua një juntë puçiste

OKB:Të hetohet dhuna në Egjipt

SHBA kundërshtojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Egjipt

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit