

Sarandë, 16 gusht 2013, NOA.al- Një grabitje me armë ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë- Vlorë, ku dy persona të armatosur kanë grabitur një makinë me targa greke.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al dy persona të armatosur, të identifikuar si Lulëzim Tabaku dhe Armando Hako kanë shtënë disa herë me armë ndërsa kanë marrë makinën tip “Fiat 500”.
I zoti i makinës Thanas Munguli lindur dhe banues ne fshatin Nivicë i tronditur nga ngjatja ka lajmëruar menjëherë policinë e cila u vu në ndjekje të hajdutëve, deri në zonën e njohur si Shpella e Lukovës.
Në lidhje me ngjarjen sqarohet se i dëmtuari Thanas Munguli kishte njohje me të dy autorët e veprës penale, Lulëzim Tabaku i cili është banor i fshatit Nivicë dhe Armando Hakon i cili është nip në fshatin Nivicë, Sarandë.
Autorët kanë kryer veprën penale pas një debati që kanë bërë ndërmjet tyre në momentin e ngjarjes, ku kanë qenë të pa maskuar dhe më pas nën kërcënimin e armës kallashnikov, i kanë marrë automjetin e markës Fiat 500 të dëmtuarit Thanas Munguli dhe janë larguar ne drejtim të rrugës nacionale Nivicë- Vlorë, me dy automjete automjetin Fiat 500 dhe mjetin e tyre një Audi A3 .
Nga ndjekja ne vazhdimësi u bë e mundur që në vendin e quajtur “Shpella e Lukovës” të gjenden e sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjete konkretisht, automjeti “FIAT 500” me targë IMP 5844 që i përket të dëmtuarit si dhe autovetura e markës “Audi 3” me ngjyrë të zezë, pa targa në pronësi të Lulëzim Tabakut, automjet i përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.
Nga ana e policisë po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi midis të dëmtuarit dhe autorëve të ngjarjes mund të ketë patur konflikte, ndërsa janë shpallur në kërkim dy autorët e veprës penale, Armando Hako dhe Lulëzim Tabaku. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





