Transmetuar më 16-08-2013, 13:12

Një turiste e re gjermane humbi një krah si pasojë e kafshimit nga një peshkaqen teksa lahej në detin e Hawai.

Lajmi në fjalë u bë i ditur nga autoritetet vendase, ku thuhet se vajza e moshës 20 vjeçare u sulmua nga peshkaqeni teksa notonte pranë zonës së Maui.

Duke dëgjuar ulërimat e vajzës në det, dy nga miqtë e saj dhe një person i cili notonte me kanoe ndërhynë menjëherë, duke e nxjerrë 20 vjeçaren në breg.

Pas kësaj ngjarje në zonë u vendos një tabelë, ku sinjalizohej për praninë e peshkaqenëve dhe rrezikun e zonës. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit