
Të dhënat po ngarkohen...

Durrës, 16 gusht 2013, NOA- Një apartament në një pallat në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati, që ndodhet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së këtij qyteti.
Forca të shumta policisë dhe zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Mësohet se 4 persona janë evakuuar nga apartamenti nga forcat zjarrfikëse.
Aktualisht po evakuohen banorët e tjerë të pallatit, ndërkohë që po punohet për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen arsyet që kanë sjellë rënien e zjarrit.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
