Transmetuar më 16-08-2013, 11:32

Tiranë, 16 gusht 2013, NOA- Partia Demokratike reagoi sot për kalimin e selisë së kësaj froce politike në ambientet ku ndodhet Shtëpia Qendrore e Ushtrisë. Zëdhënësja Laura Vorpsi u shpreh se ky është një vendim që i jep ambiente serioze kësaj force politike.

“Partia Demokratike përshëndet vendimin e autoriteteve te larta shtetëerore për të dhënë një godinë publike (ish-SHQUP-in) si seli qendrore të opozitës. Vendime të ngjashme janë marrë që prej viteve ‘90 edhe për parti të tjera politike, përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste.  Ish-Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, e cila prej kohesh ka humbur funksionet institucionale publike, do t’i kthehet rëndësia dhe serioziteti i munguar”, tha Vorpsi.

Zëdhënsja e PD-së u shpreh se ambientet e SHQUP do të kënë rikonstruksionin e duhur dhe do të përmirësojnë kushtet ku do të zhvillohet projekti i ri politik i PD. “Ky ambient do modernizohet dhe do të funksionoje si një nga institucionet më të rëndësishme publike, si vendi i opozitarizmit, i alternatives qeverisëse, institucioni ku do të lindë një projekt i ri politik për Shqipërinë!   Në çdo vend demokratik përmirësimi i kushteve të punës se opozitës do të kishte marrë përgëzime. Institucioni i opozitës është themeli i demokracisë dhe kollonë e zhvillimit të një kombi”,- tha Vorpsi.

Nga ana tjetër, ajo ka komentuar dhe qëndrimet e PS dhe posaçërisht kryeministrit të ardhshme Edi Rama. Vorpsi tha se Rama po tregon se nuk ngrihet dot në nivelin e drejtuesit të një mazhorance. “Kërcënimet publike ndaj figuarve të rëndësishme shtetërore, gjuha e urrejtjes dhe mllefi anti opozitar dëshmojne reflekset e regjimeve totalitare.  Kulmi i marrëzisë dhe etjes për revansh u shënua dje nga kreu i mazhorances së re. Me një gjuhe të ashpër, anti-demokratike, jo dinjitoze për një kryeministër të kohëve moderne, kryesocialisti Rama dëshmoi edhe njëherë se koncepti i tij për pushtetin është eliminimi i opozitës”,- u shpreh Vorpsi.

Sipas saj, qëndrimet e Ramës flasin për reflekse sundimtari dhe auoritarizimi. “Reflekset e njeriut-shtet që endërron të bëjë njëherësh kryeministrin, kryeprokurorin, gjykatësin dhe ekzekutuesin, flasin për rrezikun e rilindjes se autokracisë, të rënies së shtetit në duart e një sundimtari”,- tha Vorpsi.

Ajo shprehe se mazhoranca e re duhet të merret me çështjet që e shqetësojnë vet moralin e saj dhe jo me selinë e PD. “Jo selia e re e Partisë Demokratike, por reflekset autoritare, mungesa e përvojës ekzekutive e qeveritarëve të rinj, legjitimiteti i dëmtuar nga shit-blerja masive e votës, inkriminimi i një pjese të grupeve parlamentare si dhe tendecat për monopolizim të ekonomisë nga biznesmenë me pushtet, janë sfidat reale të shoqërisë shqiptare. Për këtë lufte parimore për shtetin, demokracinë, lirinë dhe zhvillimin ekonomik, Partia Demokratike do jetë në krah të shqiptareve, në mbrojtje te interesave dhe vlerave të tyre perëndimore!”,- u shpreh  zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit