
Të dhënat po ngarkohen...

Peqin, 16 gusht 2013, NOA – Një person ka rënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar një bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem të Peqinit dhe në pranga ka rënë, Sadik Salla, 47 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive të dobëta, ka rrahur dhe goditur me sende të forta personin me inicialet I. Caka, 46 vjeç, banues po në Bishqem.
Salla i ka shkaktuar Cakës dëmtime serioze në trup. 46-vjeçari është dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, pas arrestimit ndaj Sadik Allës ka nisur procedimi penal për “Plagosje të rëndë me dashje”.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
