Transmetuar më 16-08-2013, 00:15

Samsung zyrtarisht ka konfirmuar për një model të ri të smartphone-it të përfolur W789 duke e promovuar kështu në uebfaqen e re kineze.

Kjo pajisje Android fillimisht ishte publikuar dje nga SammyHub, duke shfaqur kështu dy ekrane të saj me prekje, butonat në pjesën e përparme dhe tastierën fizike në brendësi.

Tani janë publikuar karakteristikat e plota të kësaj pajisjeje, por ka gjasa që ky model ndoshta nuk do të shitet jashtë Kinës. Megjithatë si përherë tregtarët do ta sjellin edhe këtë smartphone të ri në tregun shqiptar.

Ekspertët thonë se Samsung W789 posedon karakteristika të mira.

Pavarësisht ekranit të vogël të saj 3.3 inç me rezolucion 320 X 480 piksel, pajisja vjen me procesorë 4-bërthamor 1.2GHz, baterinë 1500 mAh, sloten microSD, kamerën 5 megapiksel, GPS, Bluetooth, Wi-Fi dhe platformën Android 4.1 Jelly Bean.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit