Transmetuar më 16-08-2013, 00:00

Policia e Tivarit ka ngritur një kallëzim penal ndaj S.V.(65), nga Ulqini, për shkak të dyshimit të bazuar se, ka kryer veprën penale të keqtrajtimit dhe tentim-vrasjes së një kafshe.

"Nëpërmjet mediave, pjesëtarët e policisë nga Tivari kuptuan se, personi i panjohur po ngiste një automjet, përderisa para tij kishte lidhur një gomar, kështu që ne menjëherë ndërmorëm aktivitetet e nevojshme për identifikimin e këtij personi, e lajmëruam Prokurorinë Themelore të Shtetit, në Tivar, dhe ndërmorëm të gjitha masat e tjera për zbardhjen e rastit”, njoftoi drejtoria policore për mediat malazeze.

Policia identifikoi shumë shpejtë se keqbërësi i dyshimtë ishte, S.V., i cili po ngiste veturën Yugo, me targa të Ulqinit, derisa parapa vetes po tërhiqte një gomar. Ngjarja ndodhi afër vendit Mrkojevici, në komunën e Tivarit.

Sipas mediave në Podgoricë, në zyrat e Qendrës së Sigurimit, në Tivar, zyrtarët policorë pastaj mblodhën informacione për ngjarjen edhe nga vetë S.V.

Pamjet filmike ishin pak sekonda dhe u hodhën në Youtube por rrjeti i fshiu vetë duke i cilësuar si të papranueshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit