

Shkencëtarët amerikanë kanë njoftuar se kanë zbuluar një lloj të rrallë të gjitari. Bëhet fjalë për një kafshme të ngjashme me ariun, por i përmasave shumë herë më të vogla.
Ky lloj i ri i gjitari ka lidhje familjare me rakun dhe kalon shumicën e kohës në pemë në pyjet e Andeve.
Kafsha ka qimet me ngjyra të përziera në mes të portokallit dhe ngjyrë kafeje. Ai ushqehet krysisht me fruta.
Ky është lloji i parë i gjittarëve të zbuluar hemisferën perëndimore në dekada.
Në Institutin Smithsonian në Washington, zoologjisti Kristofer Helgen, ka thënë se kjo kafshë për një kohë të gjatë është ngatërruar me një lloj tjetër gjallese.
Ai ka thënë se në Kolumbi dhe në shtetet e tjera mund të gjenden mijëra krijesa të tilla më e vogël se një metër, por vendbanimet e tyre janë në rrezik për shkak të aktiviteteve njerëzore.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





