
Të dhënat po ngarkohen...




Kompania e makinave Ferrari ka hedhur në treg një model ekskluziv vetëm për sheikët dhe përfaqësuesit e klasës së pasur në Lindjen e Mesme. Modeli “Ferrari F12” është një prodhim i limituar dhe në treg gjenden vetëm një numër i vogël makinash.
Inxhinierët e kompanisë kanë modifikuar modelin ekzistues Ferrari F12 duke i shtuar luksin e brendshëm dhe fuqinë motorike. Ky model i ri 766 kuaj fuqi, duke shënuar një rekord në krahasim me prodhimet e mëparshme.
Çmimi i saj nis me 700 mijë dollarë, por mund të arrijë dhe më tepër, nëse klientët kërkojnë shërbime shtesë.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
