Transmetuar më 15-08-2013, 13:57

Jeton në alpet boliviane, në 4 mijë metër lartësi. Fle në një shtëpi me çati prej kashte dhe pi ujë nga ai që zbret nga shpatet e malit.

Ky është Carmelo Flores Laura, një indigjen nga Aymara, njeriu më i vjetër në botë, i cili ka mbushur plot 123 vjeç në 16 korrik.

I moshuari i denjë për rekordet Guinnes ka 40 nipër dhe 19 stërnipër. Gjatë gjithë jetës së tij, 123 vjeçari ka ngrënë vetëm ato që ka kultivuar vetë në fusha, prej të cilave mund të duket liqeni i Titicaca. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit