Transmetuar më 15-08-2013, 11:59

Duket se është periudhë e vështirë për motrat Kardashian të përfshira në problematika të çdo lloji, ndërsa Kim prej pak kohësh ka sjellë në jetë të voglin e saj North, duke u përfshirë në stërvitje intensive për tu kthyer në formë.

Ndërkohë për Khloe thuhet se ka tradhëtuar të shoqin, ndërsa më e madhja e tyre Kourtney duket se është përfshirë në një bela më të madhe.

Modeli Michael Girgenti, i cili ka punuar me Kourtney Kardashian tre vite më parë për një fushatë publicitare, pretendon se është babai i fëmijës së saj të parë, Mason.

Modeli ka treguar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Kourtney në mars të vitit 2009, periudhë kur u ngjiz Mason dhe kur Kourtney dhe Scot Disick kishin një periudhë ftohje.

Modeli 27 vjeçar i ka shkruar një letër të hapur Kourtney, duke i kërkuar testin e ADN-së për fëmijën. “Jam i lodhur duke mos e ditur nëse Mason është djali im, dua tu japë fund dyshimeve”, shkruan modeli në letrën e tij.

Ndërkaq avokati i Kardashian deklaroi se çdo deklaratë e Girgenti është absurde dhe se ai po përpiqet thjesht të tërheqë vëmendjen e mediave. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit