

Tetovë, 15 gusht 2013, NOA.al – Në Tetovë sot do të shënohet njëvjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit, politikanit dhe intelektualit të njohur, Arbën Xhaferri.
Akademia qendrore përkujtimore do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku do të jenë të pranishëm familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të Partisë Demokratike Shqiptare do të jenë të pranishëm në këtë takim.
Ndërsa gjatë ditës, kryesia qendrore e PDSH-së, do të bëjë homazhe në varrezat e qytetit në Tetovë.
Me këtë rast, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në mesditë do ta presë në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në selinë qendrore në Tetovë.
Arbën Xhaferi ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, pasi me vite të tëra vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Ai është themeluesi i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni. Xhaferri u shua nga jeta më 15 gusht të vitit të kaluar pas një goditje celebrale që pësoi në banesën e tij në Tetovë.
Arbën Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Pas viteve 90-të kthehet në vendlindje ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare, të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Xhaferi është nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën u arrit paqja në Maqedoni. /n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





