Transmetuar më 15-08-2013, 10:44

Ajo punon rregullisht plot 5 herë në javë me trupin e saj, dhe rezultati është që Gwyneth Paltrow duket shumë më e re se 40 vjeçe.

Aktorja simpatike ka pozuar me bikini për rrobat e banjës së Stella McCartney, ku kjo e fundit ka postuar fotografinë në Instagram.

Gwyneth e cila duket sikur fluturon, ka treguar një trup të tonifikuar dhe pa asnjë kilogram të tepërt, teksa mban veshur bikini të vogla.

Pa make up dhe me flokët e mbledhura, bashkëshortja e Chris Martin duket se arrin të mbajë një formë perfekte pavarësisht kalimit të viteve.

Kujtojmë këtu se aktorja 40 vjeçare ka një vajzë 9 vjeçe dhe një djalë 7 vjeçar, si fryt i martesës me Chris. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit