Transmetuar më 15-08-2013, 10:21

Vlorë, 15 gusht 2013, NOA.al- Një person ka gjetur vdekjen ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në gadishullin e Karaburunit në Vlorë si rezultat i një qitjeje me armë zjarri për motive banale.

Viktima është Shedat Vangjeli 62 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur kunati i tij (baxhanaku), Bexhet Bodaj 59 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së lënë pas pranë një stani me bagëti në Karaburun, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të gjithë sa ka ndodhur.

Dyshimet e policisë bien mbi një bari nga Elbasani i identifikuar si Xhezar Hysa 45 vjeç, i cili mendohet se ka qëlluar me armë zjarri mbi Vangjelin dhe kunatin e tij pas një konflikti mes tyre për pagesën e bariut.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, Xhezar Hysa 45 vjeç banor i fshatit Mollas të Elbasanit i punësuar si bari te viktima, i cilësuar edhe si një person me problem mendore, ka qëlluar me armë zjarri mbi dy baxhanakët, njëri prej të cilëve nuk ka mundur dot t’i rezistojë plagëve dhe ka humbur menjëherë jetën.

Lidhur me këtë rast. forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hedhjen dritë mbi gjithë sa ka ndodhur si dhe kanë shpallur në kërkim autorin përgjegjës të krimit i cili pas krimit ka marrë arratinë në kodrat e Karaburunit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit