

Cështja më e nxehtë në shtëpinë e Fiorentinës është padyshim e ardhmja e Adem Ljajiç.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, me shumë mundësi takimi mes agjentit të Ljajiç, Ramadani dhe presidentit Cognigni do të zhvillohet ditën e Hënë.
Fiorentina do ta shfrytëzojë këtë kohë për ta përgatitur akordin e ri deri në detajet më të hollësishme.
Mendohet një rritje page për lojtarin dhe vendosja e një klauzole. Nëse Ljajiç nuk do të pranonte shoqëria do të ishte e lumtur ta shiste serbin.
Pista drejt Milanit është zbehur disi pas akuzave të bëra nga skuadra vjollcë.
Me shumë mundësi lojtari mund të transferohet te Atletico Madrid, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





