
Të dhënat po ngarkohen...

Konkurrenca në Kinë mes Apple dhe Samsung vazhdon jo vetëm për shitje dhe sukses, por edhe sa u takon incidenteve.
Pas lajmit se një aparat celulari Samsung Galaxy shpërtheu duke shkaktuar zjarr në një apartament, mediat vendase bëjnë me dije se një grua është shtruar në spital me dëmtime të shumta në sy, pas shpërthimit të telefonit të saj Iphone 5.
Pas 40 minutash telefonatë pa pushim, aparati nuk u përgjigjej më komandave. Gruaja preku disa herë ekranin, deri kur aparati shpërtheu duke u bërë copa dhe duke dëmtuar syrin e gruas. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
