Transmetuar më 15-08-2013, 09:05

Janinë, 15 gusht 2013, NOA.al- Një operacion i përbashkët i policisë kufitare Tre Urat në Çarshovë dhe policisë greke të Janinës ka bërë të mundur zbulimin e një grupi hajdutësh.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al se 4 shqiptarë të pajisur me pistoleta dhe kallashnikovë, gjatë orëve të natës kanë kërcënuar me armë zjarri një bari duke i vjedhur 170 krerë bagëti.

Mësohet se ata kanë kërcënuar 55 vjeçarin Stavro Gramozi nga fshati Qefallos, Kallpaq në Janinë ndërsa më tej kanë marrë bariun peng dhe gjysmën e kopesë deri në kufirin e gjelbër të territorit tonë.

Më tej ata i kanë thyer telefonin bariut që të mos njoftonte policinë, ndërsa ky i fundit sapo ka gjetur mundësinë ka lajmëruar uniformat blu, duke bërë që policia të rrethojë fshatin Biovizhdë, duke pikasur katër të rinj shqiptar.

Por të sipërpërmendurit sapo kanë pikasur policinë kanë shtënë me breshëri armësh ndaj tyre, kanë braktisur bagëtitë dhe janë futur për në territorin grek duke humbur gjurmët.

Në vijim bagëtitë iu dërguan shtetasit grek, ndërsa nga ana e policisë vijon puna për kapjen e katër shqiptarëve të shpallur në kërkim. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit