Transmetuar më 15-08-2013, 08:52

Kajro, 15 gusht 2013, NOA.al- Egjipti është në kaos, ushtarët hapin zjarr mbi manifestuesit, ndërsa mund të cilësohet një luftë e vërtetë sa u takon shifrave të viktimave. Për Vëllazërinë Myslimane numërohen 4500 të vdekur, ndërsa bilanci i saktë nuk dihet ende.

Ndërkohë në vend është deklaruar gjendja e emergjencës për një muaj.

“Janë mbi 4500 të vdekur, nga bilanci i përplasjes së ushtrisë me mbështetësit pro Morsi në Kajro dhe në zona të tjera të vendit”, shkruan në Twitter, zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane, Gehad El-Haddad, duke shtuar se numërimi i viktimave po vijon më tej nëpër xhami, spitale dhe morgje.

Konfliktet politike në Egjipt kanë shpërthyer frikshëm në përplasje të përgjakshme mes forcave të policisë dhe mbështetësve të ish presidentit Mohamed Morsi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në përleshjet që kanë ndodhur në tërë Egjiptin janë vrarë rreth 300 persona dhe janë lënduar rreth 1000 të tjerë, duke llogaritur këtu edhe pjesëtarët e forcave të rendit. Ndërkohë zëvendëspresidenti El Baradei ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjeve tragjike. /a.y/noa.al/

SHBA kundërshtojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Egjipt

Luftë civile me shumë të vrarë në Egjipt

Kaos në Egjipt, vritet edhe kameramani i Sky News

Gjendje kaotike në Egjipt, vriten dy vajza dhe 124 të tjerë FOTOT

Rrëzohet Presidenti Morsi, kreu i opozitës bën pakt me ushtrinë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit