

Ndaj një gruaje 35 vjeçare në SHBA janë ngritur 20 akuza për përdhunim dhe sodomi pasi dyshohet se ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçar prej tetë muajsh.
Sarah Beth Hopkins nga Salemi është arrestuar pasi prindërit e viktimës së saj e denoncuan në polici.
Djaloshi, tani 12 vjeç, i kishte rrëfyer mamasë së tij se kishte qenë aktiv seksualisht me Hopkins për të paktën tetë muaj.
Kur Hopkins u përball me akuzat, ajo pranoi abuzimin seksual.
Familja e viktimës jetonte në një bllok apartamentesh me Hopkins dhe kishin miqësi dhe hyrje- dalje.
Nëna e djaloshit nisi të dyshonte duke parë miqësinë e ngushtë mes tyre dhe kohën që shpenzonin bashkë.
Policia dyshon se ka viktima të tjera, ndaj ka bërë thirrje që të denoncohen rastet e tjera.
Hopkins thotë se nuk e ka kërcënuar viktimën e saj dhe as i ka ofruar diçka në këmbim të seksit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





