Transmetuar më 14-08-2013, 22:52

Gjatë të mërkurës janë zhvilluar disa ndeshje miqësore ndërmjet kombëtarëve të ndryshme të futbollit.

Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 në ndeshjen me Armeninë me dy gola të shënuar nga Valdet Rama dhe Ergys Kace.

Në Tokio, Uruguai e ka mundur kombëtarën e Japonisë me rezultat 4  me 2. Golat për Uruguain i kanë shënuar Forlan në minutën e 27-të dhe minutën e 29, Suarez në minutën e 52-të dhe Gonzalez në minutën e 58-të.

Ndërkaq për Japoninë, golat janë shënuar nga Kagawa në minutën e 54 dhe Honda në minutën e 72-të.

Në Seul të Koresë Jugore, kombëtarja e kësaj të fundit ka luajtur pa gola me kombëtarën e Perusë.

Në Kigali, Ruanda ka humbur nga Malawi me rezultatin 0 me 1, ndërsa në Almati, Kazakistani ka shënuar fitore ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1 me zero.

Kombëtaret e Bjellorusisë dhe Malit të Zi janë ndarë baraz me rezultat 1 me 1, në ndeshjen e mbajtur në Minsk të Bjellorusisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit