Transmetuar më 14-08-2013, 22:14

Nga festa e vitit te kaluar

Ashtu si çdo vit Korça i mirëpret të gjithë në eventin veror më popullor, Festën e Birrës.

Vodafone Albania do të jetë  edhe këtë vit sponsor i përgjithshëm i festës verore më të madhe të organizuar në Shqipëri, e cila këtë vit do të zgjasë 5 ditë, në datat 14-18 Gusht.

Më shumë mbi ofertat dhe sponsorizimet e vazhdueshme të Vodafone Albania gjeni këtu.

Rreth 120 mijë vizitorë vendas dhe të huaj priten të marrin pjesë në këtë event veror i cili do të sjellë një atmosferë të paharrueshme për 5 net me radhë në qytetin e Korçës ku gjithçka do të jetë e shoqëruar me birrë dhe produkte tradicionale.

Aktiviteti do të organizohet me një spektakël muzikor ku do të performojnë live emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Elita 5, Vedat Ademi, Flaka Krelani, West Side Family, Burn, N4, Djemtë e Detit, Alban Skenderaj, Vikena Kamenica, Gent Bushpapaj, Kamela Islami dhe Vëllezërit Prifti.

Po ashtu do të jetë dhe surpriza më e madhe e festës, performanca e  kitaristit Richard Fortus, i grupit muzikor më të famshëm në botë “Guns and Roses” si dhe grupet britanike, Gaolers Daughter Band dhe The China Rat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit