
Të dhënat po ngarkohen...

Një çift pushuesish nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Sarandë pasi ishin duke udhëtuar në zonën e Ksamilit me një autoveturë ku morën plagë serioze pas humbjes së kontrollit të mjetit.
Burime policore i thanë agjencisë noa.al se ngjarja ndodhi në rrugën Ksamil-Sarandë, kur Katerina Xhokodri, 21 vjeçe dhe Aleksandër Xhokodri, 34 vjeç, janë përplasur me makinë dhe janë plagosur.
Mësohet se pas përplasjen me makinë në Ksamil, ]ata kanë mbërritur në urgjencën spitalore të Sarandës.
Pas trajtimeve të para janë nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar. /a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
