

Prishtinë, 14 gusht 2013, NOA.al – Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i ndihmojë serbët e Graçanicës. Për këtë sot është vënë gurëthemelin e një shtëpie për familjen serbe Saviç në Suhodoll të Graçanicës dhe presin që të përfundojë për 30 ditë.
Kjo familje jetonte në kushte shumë të vështira jetese dhe për të janë ndarë 30 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.
“Jam familjar, kam fëmijë dhe ka kohë që kam pasur nevojë për ndihmë. Unë jam i papunë. Jetoj vetëm me pensionin e Serbisë. Po të më sigurohej ndonjë vend pune nuk do të zgjidhja. Çfarëdo qoftë, dua vetëm të punoj”, ka thënë kreu i familjes Saviç.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiç tha se këtë e kanë bërë pasi e kanë detyrim. “Kushtet e vështira të jetesës së kësaj familje na shtyn që sot të vendosim gurëthemelin e shtëpisë së familjes Saviç, me qenë se kemi mundësi dhe obligim si Ministri e Kthimit që ti ndihmojmë me kaq familjet si kjo në nevojë, atëherë brenda 30 ditësh do kthehemi prapë këtu të urojmë familjen Saviç për përfundimin e shtëpisë”, ka thënë ai.
t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





