



Televizioni britanik, Sky News ka njoftuar se gjatë përleshjeve në Egjipt është vrarë edhe një nga kameramanët e saj.
Sipas Sky News, Mick Deane, është vrarë gjatë përcjelljes së dhunës që ka shpërthyer sot në Kajro, kur forcat e rendit kanë nisur heqjen e dy kampeve të përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane.
Udhëheqësi i Sky News, John Ryley, e ka përshkruar atë si një ndër më të mirët e kameramanëve.
Mick ka punuar për Sky për 15 vjet, me bazë në Washington dhe më pas në Jerusalem.
Ai ka qenë pjesë e ekipit që raportonte për ngjarjen në Kajro.
Në faqen e internetit të saj, Sky News ka raportuar se pjesa tjetër e ekipit është mirë dhe nuk është lënduar.
Dhuna në Egjipt nisi në mëngjes pasi autoritetet vendosen të largojnë protestuesit që kërkojnë që Muhammad Morsi të rikthehet në pozitën e presidentit, prej së cilës u largua nga ushtria më 3 korrik.
FOTOGALERI
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





