Transmetuar më 14-08-2013, 14:58

Një avion mallrash u përplas teksa ishte në fazë uljeje në aeroportin e Alabamas në SHBA. Ky fakt raportohet nga zëdhënësja e Federal Aviation Administration, Kathleen Bergen.

Si pasojë e përplasjes kanë gjetur vdekjen piloti dhe ndihmëspilot i avionit te tipit Airbus A300, i cili vinte nga Louisville, në Kentucky. Avioni i përkiste shoqërisë së shpërndarjes postare UPS.

Në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar një sërë skuadrash me zjarrfikës, ndërsa nga ana e autoriteteve kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet e përplasjes së avionit të fluturimit 1354. Paraprakisht dyshohet për defekt të mjetit fluturues. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit