

Një kabinë telefonike në stilin anglez në qendër të Montevideo, në sheshin Indipendencia. Ky telefon ama nuk ka kabuj dhe as lidhje me rrjetin elektrik, madje thuhet se medemek të lidh në linjë me Zotin.
“Habla con Dios”, është ky emri i telefonit publik i cili u instalua këto ditë me rastin e konferencës rajonale të popujve në zhvillim për Amerikën Latine dhe Karaibe.
Organizatorët e samitit të vendeve të Qendrës dhe Amerikës Jugore, që do të përfundojë në 15 gusht shpjegojnë se telefoni “hyjnor” shërben për të bërë publike çështjet që përfshijnë qytetarët e Montevideo dhe rajonit.
Funksioni i kabinës është i thjeshtë, pasi në të lihen mesazhe falas, mjafton të shtypet një buton dhe kërkesat drejtuar “Zotit” do të përpunohen brenda 24 orëve. Por sigurisht jo nga Perëndia por ca njerëz që mendojnë se kështu mund të fitojnë kredo.
Gjithë mesazhet merren brenda 24 orëve dhe regjistrohen në sekretari, ndërsa më tej publikohen në një video në web, me shpresën që të gjejnë zgjidhje, duke u dëgjuar edhe nga autoritetet. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





