Transmetuar më 14-08-2013, 13:56

Dhjetë dhoma gjumi, 11 banjo, një pishinë me mozaik e dekoruar me flori 24 karat, duke përfshirë një shtëpi me oborr dhe kopësht plot 6000 metër katrorë.

Janë këto karakteristikat e shtëpisë që pritet të blejë çifti David dhe Victoria Beckham.

Është kjo vila gjigante që ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madrid duhet të blejë dhe që ndodhet në Miami, në Ocean Drive, e cila ka qenë vila ku jetoi dhe më pas vdiq stilisti italian Gianni Versace.

Ajo vilë ama nuk është më pronë e Versace qysh prej vitit 2000, pasi asokohe u kthye në një hotel të vogël luksoz. Duket se punët e këtij hoteli nuk shkojnë dhe aq mirë, ndaj i zoti ka vendosur ta nxjerrë në shitje. Vlera fillestare e shtëpisë së nxjerrë në shitje ishte 125 milionë dollarë, më tej zbriti në 100 dhe 75 milionë dollarë, ndërsa çifti Beckham duket se do e blejë për 60 milionë dollarë.

Siç raportojnë mediat vendase, ish futbollisti i Galaxy është gati të krijojë një skuadër futbolli në Miami, ndaj ka vendosur të krijojë një bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit