Transmetuar më 14-08-2013, 09:55

Një narkotrafikant nga Bogotol në Siberi kishte gëlltitur një numër të madh kapsulash me heroinë por u zbulua nga policia, pa mundur të çojë deri në fund nismën e tij.

Pas kësaj ai u dërgua për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale për nxjerrjen e lëndës narkotike nga stomaku, e cila ishte një “ngarkesë” disa miliona dollarë.

Sapo kreu ndërhyrjen kirurgjikale dhe mësoi vlerën e lëndës narkotike, kirurgu mendoi të vjedhë një pjesë të mallit, duke e futur nëpër xhepa, një pjesë e gëlltiti, ndërsa pjesën tjetër e dorëzoi.

Por policia kuptoi gjithë sa kishte ndodhur, kur kirurgu nisi të shfaqë probleme, pasi gjatë gëlltitjes një pjesë e kapsulës ishte hapur dhe doktori kishte shenja çrregullimi. Pas kësaj mjeku kirurg u vu në prangat e policisë, ndërsa tashmë rrezikon 15 vjet burg. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit