Transmetuar më 14-08-2013, 08:58

Angela Merkel mësuese e historisë në lice për një ditë, duke u treguar të rinjve se si ishte të jetoje në Gjermani, kur ajo ndahej nga Muri i Berlinit.

Leksioni u mbajt dje në Heinrich Schliemann Gymnasium të Berlinit me rastin e 52 vjetorit të nisjes së ndërtimit të murit, i cili u bë simbol i luftës së ftohtë.

Njëlloj si profesorët, Merkel e nisi orën e mësimit duke shkruar emrin e saj në dërrasë. Në leksionin e zgjatur afro 1 orë, Merkel u tha të rinjve rreth moshës 17-19 vjeç, se vlerat e lirisë dhe demokracisë në Gjermani janë përforcuar pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989.

Dje në Berlin u kujtuan edhe personat e vrarë, së paku 136, të cilët humbën jetën në tentativë për të ngritur murin 155 kilometër të cilin autoritetet e Gjermanisë Lindore nisën ta ndërtojnë në 13 gusht 1961. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit