Transmetuar më 14-08-2013, 08:28

Kukës, 14 gusht 2013, NOA.al- Një sherr i nisur mes dy djemve i ka kushtuar jetën një të riu në Kukës, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme u vra me thikë.

20 vjeçari Elvis Memishaj u godit disa herë rresht me thikë, ndërsa gjeti vdekjen rrugës për në spital, pa mundur tu mbijetojë plagëve.

Siç raporton Noa.al, ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Oreshkt, ndërsa autori i ngjarjes u largua pak momente pas krimit.

Por kërkimet dhe hetimet e policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili u vu në pranga pak pas mesnate.

Mësohet se 23 vjeçari Mirvan Islami, pas një sherri për motive të dobëta ka qëlluar me thikë 20 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.

Sherri mes dy të rinjve nisi në një dasëm por vazhdoi të martën. Incidenti nisi në Orshek tek një dasëm ku viktima po bënte muhabet me një kushërirë të autorit të dyshuar.

Kjo ka precipituar në përplasje verbale mes dy të rinjve derisa mbrëmjen e së martës, në përsëritje të sherrit mes tyre, i riu Islami ka qëlluar me thikë Memishajn duke i marrë jetën./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit