Transmetuar më 15-08-2013, 11:05

Koreja Veriore, ndër të paktat vende ende komuniste në botë, ka prezantuar smartfonin e saj të ri Arirang. Klon i një telefoni android, ai emrin e ka marrë nga kënga e njohur popullore koreanoveriore, e cila është njëlloj himni i vendit.

Presidenti, Kim Jong Un, ka vizituar fabrikën për të bërë të ditur se personalisht ka inspektuar pajisjet e reja, megjithëse, sipas ligjit, shërbimet e transmetimit të dhënave përmes telefonave celularë në këtë vend janë të ndaluara, kështu që produkti i ri as që do të prodhohet dhe as shitet atje fare.

Sipas disa analistëve, Arirang do të prodhohet në Kinë, e pastaj do të importohet fshehurazi në Korenë Veriore, për të krijuar kështu iluzionin se kkoreanoverioreta smartphone po prodhohen nga punëtorët koreanoveriore.

Por, pse atëherë Kim i prezantoi smartfonët koreanoveriore me aq entuziazëm, nëse ata nuk prodhohen fare në vend, dhe s’mund të shfrytëzohen si të tillë? Përse ai do të përkrahte një teknologji, instalimin e së cilës e kundërshton ashpër pushteti i tij?

Ndoshta për shkak të së kaluarës së tij, kur si student në Zvicër pati rastin të shihte botën dhe, qartazi, të kënaqej me të.

Megjithëse, shumë më e mundur është që zyrtarët koreanoveriorë dëshirojnë të ulin kërkesat për smartfonë të huaj, dhe të shtyjnë banorët që të përdorin celularë më të lirë, dhe të njohur zyrtarisht.

Që prejse uria e viteve të 90’a i shtyu zyrtarët komunistë që lejojnë zgjerimin e tregtisë në të zezë, teknologjitë e huaja hyjnë në vend përmes kufirit me Kinën. Por, regjimi i Kim tani ka frikës se, teknologjia e re do të mund të mundësonte infiltrimin e informacioneve brenda shoqërisë së konstruktuar me kujdes të Koresë Veriore.

Fotografitë nga vizita që Kim i bëri “fabrikës” së smartfonëve në fakt dëshmon për pafuqinë e Koresë Veriore për t’iu kundërvënë ndryshimeve që po ndodhin në botë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit