Transmetuar më 13-08-2013, 22:25

Zlatan Ibrahimoviç bëri të ditur se nuk mendon të tërhiqet nga futbolli dhe për disa vite.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Norvegjinë, ai pranoi se për aq kohë sa ndihet mirë fizikisht s’ka ndërmend të “varë këpucët në gozhdë”.

Siç transmeton Supersport, sulmuesi deklaroi se dëshiron të luajë sa më gjatë futboll.

Përsa i përket të ardhmes te PSG, Ibrahimoviç insistoi se nuk do të largohet nga Parizienët pasi kërkon të respektojë kontratën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit