



Një zbulim shkencor në SHBA pritet të ndryshoj fatin e shumë të sëmurëve me zemër. Shkencëtarët kanë arritur të “rrisin” një zemër funksionale miu, të ndërtuar me inde njerëzorë.
Eksperimenti mbi minjtë u krye duke marrë zemrën e tyre, e cila zhvishej nga qelizat e saj dhe pajisej me qeliza njerëzore të rritura në një nivel të caktuar në kushte laboratorike. Megjithë këtë ndryshim rrënjësor, zemra e miut vazhdonte të punonte dhe të kryente funksionet jetësore.
Rezultatet e para kanë qene pozitive, por ekspertët thonë se duhen të kryen me dhjetëra teste të tjera, para se të arrihet një përfundim zyrtar.
Të dhënat për studimin janë publikuar në revistën shkencore “Nature Communication”. Sipas ekspertëve kjo është hera e parë që realizohet diçka e tillë dhe mund të jetë fillimi i një epoke të re për gjetjen e organeve që transplantohen. Vënia në funksion i organeve të veshur me qeliza laboratorike do të thotë se në të ardhmen, shkencëtarët mund të jenë në gjendje të krijojnë edhe organet të reja në këto kushte.
Dr. Lei Yang nga Universiteti i Pittsburgh thotë se kjo metodë do të jetë e dobishme për transplantin e organeve, në kushtet kur mungojnë dhuruesit. Problemet me zëmrën janë shktarët kryesor të vdekjeve. Në SHBA, çdo 36 sekonda vdes një person nga një atak në zemër.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





