Transmetuar më 13-08-2013, 19:49

Kinë, 13 gusht 2013, NOA – Vajza e një miliarderi në Kinë ka preferuar të thyej çdo rregull qarkullimi për parkimin, pasi nuk gjeti vend normal për makinën e saj. Vajza e re e la makinën e saj në mes të rrugës dhe më pas vazhdoi normalisht ditën duke shkuar në punë.

Ngjarja ka sjellë reagimin e disa banorëve në qytetin Chongqing në Kinë, të cilët e kanë cilësuar si një sjellje arrogante dhe fyerje ndaj qytetarëve që respektojnë ligjin. Makina e vajzës është një Maserati Grandturissmo e cila kushton të paktën 160 mijë euro.

Siç duket pronësia e një makine të tillë dhe të jesh vajza e një miliarderi, i ka dhënë të drejtën vajzës ta parkojë Maseratin edhe në mes të rrugës.

Policia i ka vendosur një gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimi, por duket se gjoba nuk ka qenë një problem për vajzën, e cila nuk ka reaguar për ndëshkimin.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit