Transmetuar më 13-08-2013, 18:46

Mitrovicë, 13 gusht 2013, NOA.al – Në një takim zgjedhor të Vetëvendosjes që u mbajt sot në Mitrovicë Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përmendur varfërinë dhe papunësinë në qytetin e Mitrovicës, për të cilat tha se janë në shkallën më të lartë sesa në çdo vend tjetër të Kosovës.

Ai u shpreh se mungesa e shtetit ka bërë që Mitrovica të jetë vendi i krimit të organizuar.

“Qyteti i Mitrovicës është trekëndëshi i krimit të organizuar, i agjenturës së SHIK-ut, dhe i korrupsionit institucional, trekëndësh në të cilën po fundoset perspektiva e Mitrovicës”, ka thënë mes tjerash z.Albin Kurti.

Ai ka folur dhe për minierën e Trepçës, duke duke shtuar se ajo duhet të trajtohet me qasje zhvillimore, dhe se beteja për Trepçën është betejë për të gjithë Kosovën.

“Spastrimi etnik që u bë në veri të Mitrovicës, nuk ka ndodhur vetëm gjatë luftës por është vazhduar edhe pas luftës. Ndonëse për këtë gjë fajtor është Serbia, gjithsesi përgjegjësi mban edhe KFOR-i, e sidomos Qeveria e Kosovës dhe institucionet lokale të cilat nuk janë angazhuar asnjëherë për bashkimin e qytetit e madje as për pengimin e ndarjes së tij”, tha Kurti. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit