Transmetuar më 13-08-2013, 15:09

Michelle Obama është gati për të publikuar albumin e saj të parë, por nuk do e dëgjojmë gjithsesi të këndojë.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë bashkë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip hop, për të realizuar një album që lidhet me fushatën e saj “Let’s Move”, për të promovuar ushqyerjen e shëndetshme dhe për të luftuar obezitetin.

VIDEO

Me titullin “Songs for a Healthier America”, disku i përbërë nga 19 këngë pritet të dalë në treg gjatë muajit që vjen.

Për bashkëshorten e presidentit Barack, parashikohen disa video të kënduara nga artistë si Jordin Sparks, Ashanti, Run Dmc, Doug E. Fresh dhe Monifah.

Dhjetë video do të dalin bashkë me albumin dhe do të shpërndahen fillimisht në shkollat e New York dhe më tej edhe në shtetet e tjera. /a.y/noa.al

Shikoni video

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit