Transmetuar më 13-08-2013, 14:26

Kristen Stewart i është rikthyer shkollës. Aktorja e “Twilight”, protagoniste e sagës së vampirëve që e shënoi si aktore, ka vendosur ti kthehet studimeve duke u regjistruar në universitet.

Kursi i studimeve është zgjedhur për letërsi angleze pranë University of California në Los Angeles (UCLA). Bëhet fjalë për një kurs me korrespodencë që e lejon të marrë pjesë në leksione pa frekuentuar rregullisht kursin, kështu që ajo mund të vazhdojë edhe xhirimet edhe shkollën.

Kristen nuk është e vetmja e aktore që i hyn shkollës pas arritjes së suksesit, pasi të njëjtën rrugë kanë ndjekur më herët edhe aktoret Emma Watson dhe Natalie Portman. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit