Transmetuar më 13-08-2013, 13:58

“Qysh kur kam qenë e vogël kam pasur një ide shumë normale për atë që doja. Do të isha një nënë dhe një mjeke dhe do të jetoja në Kentucky, por në të vërtetë e kam ditur gjithmonë që do isha e famshme”.

Jennifer Lawrence, aktorja më e dëshiruar e momentit, e vlerësuar me çmimin “Oscar” gjatë një interviste për revistën “Vogue” tregon se në nënvetëdijen e saj e kishte një ndjesi të tillë për famën që e priste.

“Jam rritur në Kentucky dhe isha një studente e tmerrshme, ndëshkohesha herë pas here. Recitimin tim nuk e pëlqenin, më thoshin eh mirë, por ke mangësi në matematikë”, shprehet Jennifer.

Por në moshën 15 vjeçare ajo u transferua bashkë me nënën në Santa Monica, ku bëri prova për seritë komike “The Bill Engvall Show”.

“E di që mund të duket budallallëk, por ishte sikur më në fund gjeta diçka për të cilën njerëzit më thoshin se isha e aftë për ta bërë, një gjë të cilën nuk e kisha ndier më parë. Kjo është dhe arsyeja pse prindërit më lanë të merresha me aktrimin”, shprehet aktorja bukuroshe. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit